Veshjet që ranë në sy të kritikëve në Oscar

Veshjet që ranë në sy të kritikëve në Oscar

Si çdo herë, edhe këtë vit mediet roze dhe stilistë të ndryshëm kanë krijuar listën e yjeve botërore të cilët kanë kritikuar mysafiret e ndryshëm për paraqitjen e tyre në petkun e kuq të gala mbrëmjes Oscar.

Whoopi Goldberg, Heidi Klum dhe Reese Witherspoon, janë disa nga emrat ku veshja e tyre është cilësuar si veshje jo e duhur për këtë mbrëmje.

Aktorja Whoopi Goldberg kishte veshur një fustan të zi saten të krijuar nga Bette Davis, por kritikuesit e modës në Los Angeles e kanë krahasuar me protagonisten Fiona nga filmi vizatimor Shrek.

Kritika kishte edhe modelja, Heidi Klum e cila kishte veshur një fustan ngjyrë vjollcë e cila është krahasuar me zanat e Hirushes, shkruan The Sun.

Ndërsa për fundin e fustanit ishte kritikuar edhe aktorja Reese Witherspoon, e cila sipas medieve britanike nuk e ka gjetur momentin e duhur për këtë veshje.

Mbrëmë është mbajtur edicioni i 88 i natës së ndarjes se çmimeve Oscar 2016, në sallën e “Dolby Theater” në Los Angeles./Insajderi