Veshun me të brendshme, Bebe Rexha tregon sa peshon

Veshun me të brendshme, Bebe Rexha tregon sa peshon

Këngëtarja shqiptarë më famë botërorë, Bebe Rexha, ka ngacmuar imagjinatën me një video të re të shpërndarë në profilin e saj në Instagram, shkruan Insajderi.

Ajo është paraqitur në poza tërheqëse vetëm me të brendshme të cilat i ka postuar për fansat e saj të shumtë që ajo posedon.

31-vjeçarja nuk ka hezituar të vë në plan të parë edhe pjesën më të përfolur të fizikut të saj – të pasmet.

Në ndërkohë mbishkrimi në video fillon me pyetjen: “Sa mendoni se peshoj?”, për të vazhduar me: “Nuk është punë e juaja”.

“Se unë jam një ‘vajzë e keqe’ pa marrë parasysh peshën time”, vazhdon mbishkrimi më tej dhe pastaj thuhet se ajo peshon rreth 75 kilogramë.

Kujtojmë së Bebe çdo herë ka treguar së është paragjykuar për peshën e saj.

Ajo ka treguar së shumë nga kreatorët më të famshëm në botë kanë hezituar që të krijojnë veshje për të për shkak të përmasave të saj.

Por kjo asnjëherë nuk e ka dekurajuar bukuroshen që të vazhdojë përpara./Insajderi.com