Vetëm 8 vjeçare, vajza e Beyonce rrëmben çmim në “BET Awards”

Vetëm 8 vjeçare, vajza e Beyonce rrëmben çmim në “BET Awards”

Blue Ivy, vajza 8 vjeçare e Beyonce dhe Jay Z po ndjek hapat e prindërve të saj.

Blue Ivy Carter Was Just Nominated For Her First BET Award At Age 8

Ajo rrëmbeu çmimin e saj të parë në “Bet Awards”, në edicionin e 20-të të eventit, njofton Insajderi.

8 vjeçarja fitoi çmimin “Her” në BET natën e së Dielës për këngën e saj “Brown Skin Girl”, një bashkëpunim me nënën e saj Beyoncé, WizKid & Saint Jhn. Carter. Kjo e bën atë fituesen më të re në historinë e BET Awards.

Edhe Beyonce u nderua në ceremoninë e ndarjes së çmimeve. Ajo fitoi çmimin “Humanitarian” për punën e saj filantropike dhe përpjekjet për ndihmë në pandeminë COVID-19. /Insajderi.com