Në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, Lëvizja Vetëvendosje ka hapur ekspozitë me fotografi për të shënuar 10 vjetorin e protestës së 10 shkurtit 2007.
Protestë kjo në të cilën vdiqën Mon Balaj e Arben Xheladini.
Në ekspozitë kanë marrë pjesë aktivistë të Vetëvendosjes dhe qytetarë të shumtë.
Vetëvendosje sot gjatë tërë ditës ka pasur aktivitete dhe ka bërë homazhe tek varret e dy të vrarëve në protestën e vitit 2007.