Victoria Beckham më mirë vdes sesa vesh këto sandale

Victoria Beckham më mirë vdes sesa vesh këto sandale

Justin Bieber bëri një veprim të guximshëm kur i dërgoi Victoria Beckham-it një palë sandale “Crocs” të dekoruara me kafshë lodra nga linja e tij “Drew House”, njofton Insajderi.

Ajo iu përgjigj dhuratës duke e postuar në Instagram për ta hedhur në votë, dhe të kuptojë nëse ndjekësit e saj mendojnë se ajo do t’i veshë.

Kur rezultati i votave u kuptua, ajo ndau mendimin e saj të vërtetë por aspak befasues për sandalet. Kurrë në jetë ajo nuk do t’i vishte ato.

Opsioni “Jo”, fitoi gjithsesi në një rezultat të ngushtë me 57 për qind. “Rezultati ishte i ngushtë”, shkruan ajo.

“Mendoj se më parë do të vdisja se t’i vishja këto sandale”, vazhdon duke etiketuar edhe këngëtarin në Instagram. Ajo më pas e falënderon Justin Bieber, “Por, faleminderit gjithsesi”. /Insajderi.com