
Sipas disa postimeve në llogarinë e tij në Instagram, mbrëmjen e djeshme Atdhe Xharavina ishte në një nga lokalet e kryeqytetin shqiptar.
Në një video të siguruar nga “IconStyle”, konkurrenti shihet me makinën e tij, teksa një oficer policie po bënte një kontrollë fizike.
Burime për gazetën kanë konfirmuar se ai më pas është shoqëruar në stacionin policor, ndërsa shkaqet e incidentit akoma nuk dihen.
Ndërkohë, pas kërkesës së vajzave dhe dëshirës së publikut, Atdheu u rikthye sërish në “Për’puthen” ditën e djeshme. Ai do të zhvillojë së shpejti një takim të plotë me Antonelën, pas takimit 4 minutësh që patën një javë më parë në studio. /Insajderi.com