Videoja që na bën të dyshojmë nëse Loredana dhe Mozzik janë të ndarë

Videoja që na bën të dyshojmë nëse Loredana dhe Mozzik janë të ndarë

Loredan dhe Mozzik bënë bujë të madhe në fillim të këtij viti kur dhanë lajmin se janë duke u ndarë.

Lidhja e tyre, që në fillimet e saj u përcoll me vëmendje nga mediat, e edhe ndarja e tyre mori vëmendjen e njejtë.

Përpos kësaj Loredana dhe Mozzik pas lidhjes lansuan këngë me tekste që jepnin mesazhe të dyshimta, që herë dukeshin flirtuese e herë dukeshin sikur ata urrenin njëri tjetrin.

Të dy vazhdojnë të mohojnë këto dyshime duke thënë që ata janë ndarë përfundimisht, mirëpo vazhdojnë të respektojnë njëri tjetrin për shkak të vajzës që kanë së bashku.

Ajo që është e dyshimtë tani, është fakti që edhe pse ata nuk ndjekin njëri tjetrin në Instagram, Mozzik në llogarinë e tij në Tik Tok, ndjek vetëm Loredanën dhe vëllaun e tij Getinjon.

E ajo që i vuri pikën këtij dyshimi është një video e bërë të premten, ku Loredana dhe Mozzik shihen së bashku në një dyqan, në Stuttgart, ku dukeshin shumë të relaksuar në shoqërinë e njëri tjetrit./Insajderi.com