Ditëve të fundit, në rrjete sociale dhe media ka qarkulluar një video ku pretendohej se Don Xhoni dhe Finem ishte përfshirë në një përleshje fizike në rrugët e Tiranës, njofton Insajderi.
Nisur nga burimet e “Ballkan Web”, edhe Insajderi raportoi për lajmin – mirëpo në videon virale nuk është Don Xhoni.
Një këngëtar i ri i quajtur Santi, ka treguar se djali në video që kanë rrahur brenda makinës është ai vetë. Ai ka treguar se ngjarja ka ndodhur tre muaj më parë dhe ai e kishte mbyllur këtë çështje me Finemin.
Ndër të tjera këngëtari thotë se Finemi e ka shpërndarë vetë videon për të marrë pak vëmendje nga fama e madhe e Don Xhonit dhe se ai do e ndjekë penalisht reperin.
Videoja e mëposhtme është edhe deklarata e Santit që ka ndarë në rrjetet e tij sociale.
Pas deklaratës së artistit, në rrjete sociale ka reaguar edhe Don Xhoni në lidhje me raportimet e ditëve të fundit.
“Tash po flet Don Xhon e vërteta. Po më vjen shumë keq për këto probleme që po ndodhin në ditët e sotit, sidomos kjo që i paska ndodh këtij dashamiri… Sido që të jetë ky po e tregon realitetin dhe po e tregon pse kjo video është publiku me të vetmen arsye me përfitu nga emri i Don Xhonit”, shkruan reperi ndër të tjerash. /Insajderi.com