Videoklipi ‘alla On Records’ i Taynës dhe Mozzikut

Videoklipi ‘alla On Records’ i Taynës dhe Mozzikut

Nuk kanë kaluar as 9-orë që kur është publikuar videoklipi i bashkëpunimit të Taynas dhe Mozzikut, e që mbanë titullin “Edhe ti”, por që për çudi,  1-milionëshi tashmë e ka shkelur.

Kjo këngë me aq sa shihet, ka ardhur me një klip të zakonshëm ku veturat e shtrenjta dhe veshjet nga markat më me emër në botë gjenden në pothuajse çdo sekuencë, shkruan Insajderi.

Arsyeja pse po quhet i zakonshëm ka të bëjë me atë se të tilla sekuenca i kemi parë shumë para klipit “Edhe Ti”.

Nisur nga veturat “Rolls Royce Phantom”, çmimi i të cilave kap shifrën mbi 1-milion dollarë, e që në klip mund t’i shohësh dy të tilla. Por këta nuk janë të parët që në klipet e tyre po përdorin vetura si këto, pasi që ka qenë, Rina Balaj ajo e cila ka pasur një veturë të tillë në klipin “ILEGAL”. (shiko videon në fund)

Njëjtë edhe si Mercedes-at e parkuar para hyrjes së një shtëpie luksoze i kemi parë tek klipi i Rina Balajt dhe Feros “S’ka konkurenc”, ndonëse jo i njëjti model i veturës, ama skena në përbërje ka idenë e njëjtë.

View this post on Instagram

X @mozzik / out now link in bio

A post shared by Tayna (@tayna) on

Duke kënduar mes dy veturave, mund ta shihni Rina Balajn edhe në klipin e publikuar në vitin 2018-të, te kënga “Ashiqare”.

Me të mos u mjaftuar veç me këto ide, klipi vazhdon me klishetë e radhës, fillimisht brenda hollit të një vile ku në mes shihet Tayna, njëjtë si klipin e këngës “Uh Baby” të kënduar nga Kida e Xhensila.

Më pas, Tayna e Mozzik shihen të ulur në tavolinë të gjatë, njëri në një cep, tjetri në cepin tjetër. Me qirinj të ndezur, me pamje që kalojnë nga njëri protagonist në tjetrin, e kemi parë edhe klipin e Kidës me Ermal Fejzullahun të titulluar “Mi Amore”.

Marrë parasysh gjitha këto që u than më lartë, pothuajse në tërës klipi i “mega hitit” të titulluar ”Edhe Ti” po del të jetë asgjë më shumë se një kopje ‘Alla On Records” pjesë e të cilëve atë botë ishte vet Mozzik.

Më poshtë, ne kemi përgatitur edhe një video që tregon më qartë krejt atë se çka është shkruar.

/ © Insajderi /

Videoklipi ‘alla On Records’ i Taynës dhe Mozzikut