Miley Cyrus dhe Dua Lipa bashkëpunuan për këngën e re “Prisoner” që u lansua gjatë ditës së djeshme.
Në videoklipin shoqërues, Miley dhe Dua nuk përmbahen nga festa, tymosja dhe vallëzimi, ndërsa janë të mbuluara në atë që duket si gjak fals dhe qershi, shkruan ET, transmeton Insajderi.
Të veshura si yje roku, të dyja vallëzojnë teksa fillojnë të këndojnë edhe tekstin e tyre. Në një moment, Cyrus duket se kafshon në një kafshë zvarritëse kacavjerrëse!
Fansat symprehtë gjithashtu vunë re zare kama sutra në klip.
Artistet gjithashtu duket se u dërgojnë një mesazh ish-ave të tyre ndërsa fjalët: “Në kujtim të dashur për të gjithë ish-at e mi. Hani m*t”, shfaqen me shkrim neoni në fund të videos. /Insajderi.com