Videoklipi i ri i Dafina Zeqirit është doza e humorit që na duhej

Videoklipi i ri i Dafina Zeqirit është doza e humorit që na duhej

Dafina Zeqiri sapo surprizoi të gjithë me një prurje të re muzikore – remix i këngës “Vuj, vuj, vuj”.

Remiksi i këngës origjinale, që shpeshherë e bëjnë artistët nuk ishte befasia në këtë rast, por shfaqja e Miran Ramadanit në videoklip, njofton Insajderi.

Komediani shumë i ndjekur në rrjete sociale që është edhe mik i këngëtares, luajti rolin e dy protagonistëve çift në videoklip.

Larg çdo parashikimi, paraqitja e tij ishte ajo doza e humorit që na duhej pas një jave të lodhshme.

Më poshtë mund të ndiqni videoklipin e ri të Dafina Zeqirit.

Kjo nuk është hera e parë që Dafina dhe Mirani marrin vëmendje me videot e tyre qesharake. Në muajt gjatë bllokimit të pandemisë në Kosovë, dyshja realizuan edhe një sfidë të famshme të rrjetit social Tit Tok, që mund ta ndiqni më poshtë. /Insajderi.com