Videoklipi i ri i Tanya-s na rikthen në kohën kur ndiqnim serialin kolumbian

Videoklipi i ri i Tanya-s na rikthen në kohën kur ndiqnim serialin kolumbian

Përveçse nëse keni lindur pas viteve 2000, atëherë me shumë gjasë iu kujtohet seriali kolumbian “Pasionet e Fshehta”, që shfaqej në televizionet shqiptare.

Një fakt interesant këtu: seriali quhet “Pasionet e skifterëve” nga titulli origjinal “Passion de Gavilanes”, por emri që iu prezantua shikuesve shqiptarë ishte vetëm një përshtatje.

Ndoshta nuk mbani mend çdo detaj, por ju kujtohen tri motrat Jimena, Norma dhe Sarita Elizondo që dashurohen në tre punëtorët vëllezër të fermës së babait të tyre, Juan, Oscar dhe Franco Reyes – historia është shumë e komplikuar se kaq.

Frymëzuar nga vendxhirimi i këtij produksioni e veshjet e personazheve, Tayna publikoi sot videoklipin e saj të ri për këngën “Qe Qe”, njofton Insajderi.

Në fillim të videoklipit, ajo kanalizon personazhin e Norma-s, që endej nëpër ballkonet e shtëpisë duke shkëmbyer shikime me Juan-in. E në pjesën tjetër të videoklipit, ajo na kujton një tjetër personazh të serialit – atë të këngëtares së barit lokal, Rosarios që dashurohet kokë e këmbë me Franco-n.

Për tekstin dhe melodinë e këngës është përkujdesur Tayna dhe Muma, kurse videoklipin e krijoi Secuence. Producent i këngës është Cricket.

Kjo këngë pason “Bass” të cilën Tayna e publikoi rreth një muaji më parë.

Ndiqni këngën dhe videoklipin në videon e mëposhtme. /Prive.al