Videoklipi i Rita Orës ka ngjashmëri me një tjetër videoklip

Videoklipi i Rita Orës ka ngjashmëri me një tjetër videoklip

Fansat gjithandej e kanë kritikuar Rita Orën për videoklipin e ri “Your Song” i cili sipas tyre ka ngjashmëri me videoklipin “Queen” të artistit Perfume Genius.

Videoklipi në fjalë ka një skenë në një dhomë konferencash, njëjtë si Rita Ora, me efekte të njëjta vizuale.

Artisti merret me biznesmenët e tjerë në tavolinë, njëjtë siç bën Rita Ora në videoklipin e ri, dhe krejt kjo duket një ngjashmëri që ndoshta nuk do të duhej të ndodhte, shkruan KultPlus.

Rita ka marrë kritika pozitive për këngën dhe për videoklipin por edhe është komentuar për këtë ngjashmëri me videoklipin i cili është realizuar në vitin 2014-të nga Perfume Genius.