Videoklipin si Tuna e Cozman, këngën “pis” si Ledri me Erën

Videoklipin si Tuna e Cozman, këngën “pis” si Ledri me Erën

Kënga e re e realizuar nga Baby G dhe Fero  “No Kiss”, fare pak dallon nga video spoti “Holla” i Tunës dhe Cozman dhe teksti i përngjanë hitit të Ledrit dhe Era Istrefit “Shumë pis”.

Holla, e realizuar në vitin 2015 nga këta dy të fundit, është e realizuar në det të hapur në një jaht. Çifti i veshur me ngjyra verore këndojnë dhe argëtohen së bashku duke kënduar krah njëri tjetrit.

Pak e hiç dallon nga Holla video spoti No kiss nga Bebe dhe Fero, e cila po ashtu e gjiruar në një anije të vogël, siç duket të jetë në Liqenin e Komanit në Shqipëri.

Në pamje, Fero duket si një version më i dobët i këngëtarit, Cozman, e ndërsa Babe G në dukje nuk dihet a e ka kopjuar Tunën në “Holla” apo Erën tek kënga “Shumë pis”. Flokët e bardha dhe të gjata me patike të nalta, njësoj si stil i parë me parë nga Tuna.

Për stilin e këndimit tek No kiss kthehemi sërish tek kënga “Shumë pis” nga Leri dhe Era. Kënga nga dy artistët e njohur u bë e veçantë nga refreni i përsëritshëm me fjalët “shumë pis”.

E të njejtën gjë e kanë bërë këta dy këngëtarë Baby G dhe Fero, duke bërë refrenin e ngjashëm, “baby i don’t want no kiss, ti e din që unë jam pis.”/Insajderi.com