Viktimat e Harvey Weinstein kompensohen me 19 milionë dollarë

Viktimat e Harvey Weinstein kompensohen me 19 milionë dollarë

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm në New York njoftoi të martën se një fond prej 19 milionë dollarë është gati për gratë që përjetuan abuzim seksual dhe ngacmim nga ish regjisori, tashmë i burgosur, Harvey Weinstein, shkruan CNN, transmeton Insajderi.

“Harvey Weinstein dhe Company Weinstein abuzuan punonjësit e tyre femra. Pas gjithë ngacmimeve, kërcënimeve dhe diskriminimeve, viktimat e tyre më në fund po marrin drejtësi”, tha në një deklaratë Prokurorja e Përgjithshme e New York-ut, Letitia James.

Fondi buron nga një proces gjyqësor për të drejtat civile të vitit 2018, i ngritur nga zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Nju Jorkut kundër Weinstein, Robert Weinstein dhe kompanitë e Weinstein në përgjithësi për “shkelje të egër të të drejtave civile, të drejtave të njeriut dhe ligjeve të biznesit.” /Insajderi.com