Vila e Ellen DeGeneres është thyer dhe vjedhur

Vila e Ellen DeGeneres është thyer dhe vjedhur

Vila e Ellen DeGeneres dhe gruas së saj Portia de Rossi në Los Angeles është thyer dhe gjëra me vlerë janë vjedhur, raporton Mirror, shkruan Insajderi.

Ellen dhe gruaja e saj kishin gjëra të shumta me vlerë të cilat janë vjedhur.

Ende nuk dihet vlera e gjërave të vjedhura, mirëpo policia dyshon që vjedhja ka ndodhur për shkak të statusit prej personash të famshëm.

Policia ka udhëzuar që personalitetet e famshme të mos tregojnë nëse janë duke shkuar për pushime, sepse mund të bëhen viktimë e vjedhjeve, gjë që mendohet të ketë ndodhur në rastin e Ellen dhe Portia./Insajderi.com