Vila e serialit ikonë të viteve të 90-ta del me qira

Vila e serialit ikonë të viteve të 90-ta del me qira

Tridhjetë vjet pasi Will Smith u ul në fronin e tij si “Princi i Bel-Air” … ai po u jep fansave mundësinë të rezervojnë rezidencën e famshme në Airbnb, shkruan TMZ, transmeton Insajderi.

Big Willie dhe kompania e pushimeve me qira po bashkohen për të marrë me qira një pjesë të rezidencës së famshme Brentwood që u përdor si pjesa e jashtme e serialit të famshëm gjatë gjashtë sezoneve tepër të suksesshme në vitet ’90.

Nëse rezervoni vilën, ju mund të keni akses në dhomën e personazhit kryesor, anën e pishinës dhe dhomën e drekës – e shtuar këtu, dekori origjinal është ende brenda vilës.

Më poshtë disa foto që do ju bëjnë shumë nostalgjik nëse jeni fansa të serialit. /Insajderi.com