Violinistja 18 vjeçare rikrijon një nga këngët më të famshme të Billie Eillish

Violinistja 18 vjeçare rikrijon një nga këngët më të famshme të Billie Eillish

Violinstja 18 vjeçare, Kaltrina Bytyqi sapo ka debutuar në industrinë e muzikës, duke rikrijuar instrumentalin e këngës “Lovely” nga Billie Eillish në violinë, njofton Insajderi.

Bytyqi është nga Ferizaj, dhe që nga fëmijëria ndjek mësime për violinë, dhe ky interpretim në violinë i realizuar me klip, është i pari për artisten.

Klipi është realizuar nga MONO Films, me regji të Albion Hajredinit dhe me producent Antonio Hilaj.

Ajo ka filluar me video amatore të cilat vazhdon t’i postojë në llogarinë e saj në Instagram, dhe thotë për Insajderin, se ky klip profesional nuk do të jetë i fundit për të.

Rikrijimet në violinë, që Bytyqi ka ndarë në llogarinë e saj në Instagram përfshijnë këngët si “Mad World” nga Gary Jules, ”Someone you loved” nga Lewis Capaldi, “Vetëm një herë në jetë” nga Dafina Zeqiri e shumë tjera. /Insajderi.com

View this post on Instagram

@lewiscapaldi Someone you loved

A post shared by Kaltrina Bytyqi (@kaltrinebytyqi) on