Dasma, është një ndër ceremonitë më të rëndësishme, sidomos për personazhet publike, të cilët kujdesen që çdo detaj të jetë i realizuar në mënyrën më perfekte të mundshme.
E tillë ishte edhe për disa prej VIP-ave shqiptarë, në vitin që lamë pas.
Ceremonitë super luksoze, për të cilat, personazhet e famshme duan që çdo kush të dëgjojë, marrin gjithë vëmendjen mediatike, kurdo që ato shënojnë datën e planifikuar.
Në veçanti, VIP-at shqiptarë, ‘derdhin’ gjithë luksin e tyre me para në cermoni të tilla, për të arritur një dasmë sa më madhështore.
Por, ka edhe prej tyre, që dashurinë e tyre e kurorëzojnë në heshtje, pa pasur nevojën e zhurmës mediale.
Emra të njohur të skenës sonë, si Alban Skenderaj & Miriam Cani, Altuna Sejdiu & Patris Berisha, Zaimina Vasjari & Klodi, Adelina Ismaili & Vali Krasniqi e Adelina Tahiri & Serjova Markov, janë prej atyre që nuk bën dasmë, por që nuk do të thotë se mund të kenë heqë dorë përfundimisht nga ceremonia.
Alban Skenderaj & Miriam Cani
Një nga çiftet më të dashura për publikun shqiptar, kanë vite bashkë, e dashuria e tyre u kurorëzua me ardhjen në jetë të vajzës së tyre. Por, dyshja, në shumë intervista, kanë cekur se një ditë do të ketë një ceremoni martesore.
Altuna Sejdiu & Patris Berisha
Këngëtares në fjalë, shtatzënia i’a përpshpejtoi kurorëzimin, duke mos i dhënë rast çiftit, të planifikoj ndonjë ceremoni madhore. Madje, edhe pas lindjes së djalit, Tuna e Patris, disa herë radhazi u përfolën për një ndarje të mundshme mes tyre, por që asgjë e konkretizuar.
Zaimina Vasjari & Klosi
Dyshja, janë prindër të një vajze, por që dashuria e tyre nuk u kurorëzua me ndonjë ceremoni përrallash, siç edhe mund të pritej nga Zaimina. Por, mbase në planet e tyre, mund të jetë diçka e tillë.
Adelina Ismaili-Vali Krasniqi
Distancimi i Adelinës nga Kosova, duke ndërtuar jetën e saj pranë Valit, duket se nuk i ka dhënë rast të mendojë për një dasmë madhështore. Çifti, kanë vite bashkë, dhe ardhja në jetë e djalit, do gjithë përkushtimin, gjë që mund t’i ketë bërë të harrojnë çështjen e një ceremonie martesore.
Adelina Tahiri & Serjova Markov
Edhe Adelina, befasoi me shtatzëninë e saj të papritshme, të cilën e zbuloi më pas. Kjo gjendje, e bëri Adelinën të fokusohej në këtë pjesë, pa menduar për një pjesë tjetër, siç është ceremonia e dasmës.
Arbana Osmani & Arditi
Moderatorja e njohur, ka shumë vite me bashkëshortin, por që dashurinë e tyre, e ka ruajtur mjaft mirë në privatësi. Çifti janë martuar pa ceremoni martesore, por që gëzojnë një jetë tejet të lumtur familjare, tashmë me anëtarin e tyre më të ri, Jonin.