Virusi rezulton pozitiv për Coronavirus

Virusi rezulton pozitiv për Coronavirus

Personazheve të famshëm kosovar që u infektuan me virusin COVID-19, i shtohet edhe aktori i mirënjohur kosovar, Basri Shala që ndryshe njihet me nofkën Virusi. Ironike a po jo?

Ish-opinionisti i “Big Brother Albania” përmes një statusi në rrjete sociale ka konfirmuar se në testimin e IKSHPK ka rezultuar pozitiv, njofton Insajderi.

Ai thotë se ndonëse iu përmbajt në mënyrë strikte udhëzimeve për mbrojtje, ai gjithsesi u prek nga virusi.

Në një postim në llogarinë e tij në Facebook, ai shkruan:

“Miq,

Pas disa shqetesimeve qe i kisha, dje e kam ba testin. Para pak kohe me thirren prej IKSHP-se dhe m’kallxun qe jam njeri shume i mire dhe pozitiv. Ata qe me njohin e dijne sa shume kam pas kujdes, por me fund e leshova bajrakun. Ka shume kohe qe masken dhe distancen e kam respektu strikt”. /Insajderi.com