Viti i ri nis me një njoftim të rëndësishëm për karrierën nga Yll Limani

Viti i ri nis me një njoftim të rëndësishëm për karrierën nga Yll Limani

Viti 2020 qe viti kur Ylli lansoi disa nga këngët e tij, që i cilësoi si më të rëndësishmet e karrierës.

Më këtë hov optimizmi dhe suksesi, po nis edhe 2021-ta, kur së fundmi me anë të një postimi në llogarinë e tij në Instagram, këngëtari ndau një zhvillim të ri sa i përket karrierës.

Miku i tij më i mirë prej shumë vitesh tani është menaxheri i këngëtarit.

“Më lejoni t’ju uroj vitin e ri duke ju prezantuar me vëllain tim, mikun prej një jete dhe tashmë edhe menaxherin tim, Bonart Ajvazin. Është koha të fillojmë diçka të re dhe t’i besojmë magjisë së fillimeve të reja”, ka shkruar Ylli duke ndarë edhe një fotografi krah shokut. /Insjaderi.com

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Yll Limani (@ylllimani)