Ish-aktorja përveç se me Harryn duket se ësht�" />

Vjehrri ka një pseudonim të çuditshëm për Meghan Markle

Vjehrri ka një pseudonim të çuditshëm për Meghan Markle

Kur ka kaluar më shumë se një muaj nga dasma mbretërore, Meghan Markle dhe Princi Harry duket se janë më të lumtur se kurrë.

Ish-aktorja përveç se me Harryn duket se është në harmoni edhe me familjen e bashkëshortit të saj.

Që nga dita e ceremonisë, ku vjehrri i saj, mbreti i ardhshëm Charles e shoqëroi atë drejt altarit, marrëdhënia e tyre si nuse dhe vjehërr është bërë më e ngushtë.

Madje princi Charles,  ka edhe një pseudonim mjaft interesant për Meghan.

Harry i thërret asaj “Meg”, Doria i drejtohet asaj “ Flower” (lule), ndërsa princi Charles, ka diçka tjetër për të thënë për nusen e djalit. Ai e thërret atë “Tungsten”. Po çfarë do të thotë kjo fjalë?

Tungsten është një lloj metali shumë i fortë, dhe e tillë i duket edhe nusja e djalit princit.

Charles adhuron forcën që po i jep Meghan princit Harry, pasi ai është një natyre e butë, dhe ka nevojë për mbështetjen e saj.