“Trego çka ki me Atdheun”, ishte një nga frazat që ka nxitur konflikt në mes të Arjolës dhe Antonelës. E gjithë kjo pasi që nga hyrj" />

Vjen reagimi i Atdheut të Për’puthen për Arjolën

Vjen reagimi i Atdheut të Për’puthen për Arjolën

“Trego çka ki me Atdheun”, ishte një nga frazat që ka nxitur konflikt në mes të Arjolës dhe Antonelës.

E gjithë kjo pasi që nga hyrja në shtëpi të Antonelës ka pasur debate dhe konflikte e aktoren nga Tropoja.

Antonela tha se kjo është arsyeja që Arjola nuk e pëlqen atë brenda shtëpisë.

“Arsyeja e zënkës është Atdheu i Përputhen. Ti ke shkuar e ke pyetur për mua Atdheun. Ka qenë motra e Arjolës ajo e cila i ka shkruar Atdheut”, ishte deklarata e Antonelës, të cilën Arjola e kundërshtoi.

Tani, ka reaguar edhe vetë Atdheu, i cili i ka dalur në mbështetje Arjolës.

“Fama është e fundit. Ti je një nënë e përkushtuar, një shoqe e mirë dhe artiste e talentuar”, ka shkruar Atdheu.

Atdheu ka postuar edhe një fotografi tjetër ku shihen që ai e ka mbështetur ditën ku ajo ka vendosur për të hyrë në BIG Brother VIP.

Ndryshe, të dy banorët kanë nominuar njëra-tjetrën për këtë javë./Insajderi.com