
Një pjesë e poezisë “Vjeshtë” e shkrimtares që fitoi Çmimin Nobel për Letërsi 2020, Louise Glück.
“Vjeshtë”
Sa e rëndë që është mendja ime,
e mbushur me të kaluarën,
A ka vend mjaftueshëm
Që bota të depërtojë?
Duhet të shkojë diku,
Nuk mundet thjesht të rrijë mbi sipërfaqe –
Yjet shkëlqejnë mbi ujë,
Gjethet të stivuara, në pritje që të ndizen
Mendjehollësia, tha ime motër.
Tash është këtu.
Ama zor të shohësh në errësirë.
Duhet të arrish kontrollin e këmbëve
Para se të peshosh në to.
Përktheu nga anglishtja: Lum Gashi