Pas suksesit të jashtëzakonshëm të filmit “Zgjoi”, ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani ka dekoruar regjisoren Blerta Bashollin, njofton Insajderi.
Regjisorja u dekorua me Medaljen Presidenciale të Meritave, për kontribut në fushën e kulturës.
Filmi ‘Zgjoi’ ka fituar tri çmimet kryesore të festivalit të madh të filmit në SHBA, Sundance Film Festival.
Një medalje tjetër është ndarë edhe për Njësitin e Kërkim Shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës për kontributin e tyre në fushën e mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj.
Ceremonia e ndarjes së Medaljeve Presidenciale do të organizohet në ditët në vijim, thuhet në njoftimin e Presidencës së Kosovës. /Insajderi.com