Vlogerja publikon videon e saj të fëmijërisë në një platformë për të rritur

Vlogerja publikon videon e saj të fëmijërisë në një platformë për të rritur

OnlyFans (platformë me përmbajtje pornografike) pezulloi llogarinë e vlogeres shumë të ndjekur në Youtube, Gabi DeMartino, pasi ajo publikoi një video për fansat e saj në fillim të kësaj jave me mesazhin, “nuk dua të vesh brekët e mia”, shkruan BuzzFeed News, transmeton Insajderi.

Sipas burimeve të shumta në internet që pretendojnë se e panë videon, ishte një video DeMartino, vetëm një vogëlushe që ngrit fundin duke ekspozuar veten para kamerës.

Incidenti nxiti një numër shqetësimesh serioze etike dhe ligjore, me njerëz që e akuzuan atë për mashtrim të fansave të saj, duke i vënë në kurth pa dashje të posedimit dhe shpërndarjes së pornografisë me fëmijë, gjë që klasifikohet si krim.

Një përfaqësues për OnlyFans konfirmoi për BuzzFeed Neës se llogaria e saj ishte në kundërshtim me politikën e kompanisë dhe është çaktivizuar. /Insajderi.com