Si çdo vit, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ndau çmimet vjetore për fushën e muzikës, njofton Insajderi.
Në një ceremoni modeste, ministrja Vlora Dumoshi ndau çmime për një numër artistësh që u përzgjodhën nga juria ku bënë pjesë Vaso Tole, Rafet Rudi dhe Baki Jashari.
Çmimet vjetore në fushën e muzikës për vitin 2019 ndahen si vijon:
Çmimi Kombëtar për veprimtari jetësore “Niketë Dardani”, i ndahet kompozitorit Vinçenc Gjini.
Çmimi për vepër vokalo-instrumentale dhe muzikore skenike, i ndahet kompozitorit Valton Beqiri, për veprën “Rrugëtimi”.
Çmimi për vepër orkestrale-simfonike dhe koncertante, i ndahet kompozitorit Kreshnik Aliçkaj, për veprën “Koncert”.
Çmimi për vepër kamertale, i ndahet kompozitorit Drinor Zymberi, për veprën “Trance”.
Çmimi për vepër korale, i ndahet kompozitorit Hajrullah Syla për veprën “Ubi Caritas”.
Çmimi për veprat solistike dhe duo, i ndahet kompozitorit Mendi Mengjiqi për veprën “Discantus” .
Me anë të një postimi në llogarinë e saj në Facebook, ministrja – që ishte nikoqire e ceremonisë modeste – u shpreh e nderur të ndajë këto çmime dhe uroi të gjithë artistët që i pranuan.
“Uroj edhe njëherë të gjithë fituesit për çmimet e merituara dhe shpresoj që këto vlerësime të jenë shtysë për krijimtari të bujshme muzikore”. /Insajderi.com
Pata kënaqësinë që në cilësinë e Ministres së Kulturës, Rinisë dhe Sportit në një ceremoni modeste të ndaj çmimet…
Gepostet von Vlora Dumoshi am Dienstag, 6. Oktober 2020