Vogëlushi i Olta Gixharit erdhi në jetë në një datë shumë të veçantë për prindërit

Vogëlushi i Olta Gixharit erdhi në jetë në një datë shumë të veçantë për prindërit

Aktorja shumë e dashur për publikun shqiptar, Olta Gixari është bërë nënë për herë të parë, njofton Insajderi.

Lajmin se ajo solli foshnjën në jetë, e dha me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram. Në foton e shkrepur të një buqete me trëndafila të bardhë, shkroi vetëm datën “21.08.2020”.

Një ditë më vonë, ajo zbuloi emrin e vogëlushit i cili është Amar.

“Biri ynë quhet AMAR. Emri vjen nga Hebraikja që do të thotë i Përjetshëm dhe nga Arabishtja që do të thotë Hënë”.

Vogëlushi Amar lindi në një datë të veçantë për prindërit. Datëlindja e tij përmban datën 21, që është data e lindjes së babit dhe muajin 8, që është muaji i lindjes së nënës.

“Djali ynë erdhi në jetë me 21/8/2020 kjo ishte një surprizë kaq e bukur për ne, pasi kjo datë përmban datën e lindjes së babit të tij 21 dhe datën e lindjes sime 8”.

Aktorja tha se lindja e saj ishte natyrale dhe në fund të shkrimit të saj falënderon babanë e vogëlushit – identitetin e të cili ende nuk ka zbuluar – që e bën të ndjehet e jashtëzakonshme.

“I them babit të Amar që e dua shumë, faleminderit që më bën te ndihem e jashtëzakonshme!”

E vështirë për aktoren që të gjejë fjalët të shpjegojë ndjenjën e mëmësisë, ajo pranon se një gjë ë tillë vetëm përjetohet dhe se vogëlushin e saj të porsaardhur të jetë, “e do çmendurisht”. Insajderi.com