Vogëlushja e moderatores shqiptare pret flokët për një arsye shumë të veçantë

Vogëlushja e moderatores shqiptare pret flokët për një arsye shumë të veçantë

Moderatorja shqiptare, Aulona Musta gjithnjë ka përdorur platformat e saj për ti dhënë zë kauzave të rëndësishmë sociale. E së fundmi ajo ndau një video të vogëlushes së saj me modelin e rinj të flokëve, pasi ajo kishte vendosur t’i presë ato për një qëllim shumë human, njofton Insajderi.

Në një video që ajo ka ndarë në llogarinë e saj në Instagram, shihet Amara shumë e lumtur me flokët e saj të shkurtra, ku pjesën tjetër do ta dhurojë për fëmijët e prekur nga kanceri.

Musta përshkruan se si vendimi ishte i vogëlushes së saj, pasi ajo vetëm ia kishte propozuar.

“Duhet ta pranoj qe nuk ishte nje vendim i lehte per mua, t’i prisja floket Amares, ato floke te rritura me aq shume dashuri ne 6 vite, pa i prere asnjehere. Floket qe ishin nje nder gjerat me te bukura ne portretin e saj. E megjithate, prej kohesh kam qene e dyzuar mes dashurise se madhe qe une vete kisha per ata floke dhe deshires per t’ja prere e per t’i dhuruar per femijet e semure, te cilet kane nevoje per nje paruke [sic]”, shkruan ajo.

“Para disa ditesh, vendosa ta beja kete bisede shume natyreshem me Amaren, per te ditur mendimin e saj. Fakti qe ajo u tregua shume entuziaste, ndikoi qe mos ta mendoja me gjate, por te merrja vendimin, gjithmone me aprovimin e Amares”.

Moderatorja më tej thekson se kjo ishte një mënyrë që vajza e saj të rritej me dashuri për të tjerët, të kuptonte që nganjëherë heqim dorë nga gjerat që i duam më së shumti në botë, për të ndihmuar dikë tjetër.

“Per me teper qe une mendoj se jane veprime si keto, qe kane vlere te madhe per femijet. Une dua qe Amara te rritet me dashurine per te tjeret, te jete sa me empatike dhe te kuptoje se ndonjehere mund te heqim dore nga disa gjera qe jane te rendesishme per ne, por qe kane nje vlere 10 fish me te madhe kur i sjellin buzeqeshje dikujt tjetër”, vazhdon përshkrimin Musta.

Për më tepër, entuziasti dhe lumturia e vogëlushes teksa përpëlit flokët e saj të shkurta deri në supe, nuk mund mohohet. /Insajderi.com

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Ne forme me Aulonen (@aulonamusta)