Vokalisti i bendit “Jericho” sjell këngën e re “Dul behari”

Vokalisti i bendit “Jericho” sjell këngën e re “Dul behari”

Petrit Çarkaxhiu, vokalisti i grupit “Jericho” ka publikuar projektin e tij më të ri, që titullohet “Dul behari”.

Një prej artistëve më të dashur për audiencën shqiptare, Petrit Çarkaxhiu edhe kësaj radhe është kujdesur vetë për tekstin e këngës dhe muzikën, raporton Insajderi.

Kënga është realizuar në Turqi, Petriti i ka qëndruar besnik stilit të tij të zakonshëm, me elemente autentike shqiptare të përpunuara në mënyrë origjinale.

Videoklipi i këngës përcjell pamje të këngëtarit përderisa ecën në qytet dhe imazhe të lumit Valbona./Insajderi.com