Votohen Komisionet hetimore të propozuar nga Opozita e Pozita

Votohen Komisionet hetimore të propozuar nga Opozita e Pozita

Pas një marrëveshje midis partive politike është miratuar formimi i Komisionit hetimor për energjinë elektrike të inicuar nga Partia Demokratike e Kosovës.

Për Komisionin hetimor të propozuar nga PDK-ja votuan 93 deputetë.

Komisioni hetimorë pritet të përbëhet nga Driton Selmanaj si kryesues, Besian Mustafa, Ferat Shala, Eliza Hoxha, Artan Abrashi, Enver Haliti, Jeta Statovci, Mimoza Kusari, Pal Lekaj, Adem Hoxha, Fridon Lala.

Po ashtu deputetetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar edhe për formimin e Komisionit hetimor për energjinë elektrike të propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje.Ky komision u votua nga 95 deputetë.

Komisioni i Opozitës do të udhëhiqet nga Driton Selmanaj ndërsa ai i pozitës do të udhëhiqet nga Haki Abazi dhe Armend Muja./Insajderi.com