Votuesit kosovarë në Shqipëri – Rona Nishliu: “Lus shtetin shqiptar që urgjentisht të pajisë me pasaporta të gjithë kosovarët”

Votuesit kosovarë në Shqipëri – Rona Nishliu: “Lus shtetin shqiptar që urgjentisht të pajisë me pasaporta të gjithë kosovarët”

Bashkë me Albin Kurtin që votoi në zgjedhjet në Shqipëri, të drejtë vote kishin edhe 5 mijë kosovarë të tjerë, njofton Insajderi.

Votimi i Kurtit ngjalli reagime të ndryshme – disa e kritikuan, disa e panë si ushtrim të së drejtë së tij, të tjerë edhe e duartrokitën.

Në lidhje me këtë çështje ka reaguar së fundmi edhe këngëtarja shqiptare, Rona Nishliu. Ajo vë në theks kritikat që u bënë nga populli shqiptar, për kosovarët që votuan. Shtuar kësaj ajo propozon që shteti shqiptarë, të pajisë me pasaporta të gjithë kosovarët që duan të kenë shtettësinë.

“U kritikuan keq 5,000 kosovarë për votim në Shqipëri! Unë propozoj që shteti ynë amë, Shqipëria, të pajisë secilin shqiptar nga Kosova me pasaportën shqiptare, njëjtë siç bën çdo shtet fqinjë për qytetarin e vet, nga Serbia tek Kroacia, Greqia, Mali i Zi, Maqedonia, Bullgaria, etj”.

“Nuk jemi anëtarë në OKB dhe për 20 vjet derën ftyrës nga BE, jemi të izoluar, të pambrojtur dhe pa siguri. Ky do të duhej të ishte diskutimi, e jo pse votuan kosovarët apo KM në Shqipëri! Kur Vucici vjen e mbledh vota e organizon votime në Graçanicë, ju duket normale a po? Lus Shtetin Shqiptar që urgjentisht të pajisë me pasaporta të gjithë kosovarët që kanë dëshirë dhe vullnet të pajisen me dokumentin që iu takon”, shkruan Rona në reagimin e saj. /Insajderi.com