“Vouge Arabia” godet Donald Trumpin përmes modeles Gigi Hadid

“Vouge Arabia” godet Donald Trumpin përmes modeles Gigi Hadid

Supermodelja Gigi Hadid do të jetë në ballinën revistës më të re Vogue Arabia, shkruan BBC.

Modelja 21-vjeçare e cila është gjysmë Palestineze dhe gjysmë Holandeze ka ndarë në Instagram fotografinë e saj, duke shkruar që dalja në ballinën e “Vouge Arabia”, është “gjëja më e rëndësishme në karrierën e saj”.

Ballina e “Vogue Arabia”  me Gigi Hadid, vjen në një kohë kur Trump si president i tashëm i Amerikës këto kohë ka shfaqur mospërkrahje dhe urrejtje ndaj refugjatëve nga vendet e ndryshme të lindjes së mesme dhe zezakëve, ndërsa shumë artistë edhe nga Hollywood kanë protestuar në mënyra të ndryshme lidhje me këtë.

vogue

E rasti i fundit i kësaj është edhe ceremonia e ndarjes së çmimeve Oskar, ku këtë vit për herë të parë fitoi çmim një aktor mysliman, dhe çmimin për dokumentarin më të mirë e mori dokumentari sirian “The White Helmets”.

Ndërsa për ballinën Hadid ka shprehur gëzimin e saj, e cila në foto ka dalë me shami në kokë.

“Unë mendoj që gjëja më e bukur e të qenit në Vouge internacionale është që, si një komunitet i modës, ne jemi në gjendje të festojmë dhe të ndajmë me botën,” ka thënë Hadid.

Dy versione të revistës janë prodhuar, njëra në Anglisht dhe tjetra në arabisht./Insajderi.com