Vrasja në ish-bllok, lirohet miku i Elvana Gjatës

Vrasja në ish-bllok, lirohet miku i Elvana Gjatës

Ajaks Boshnjaku  qëndroi vetëm një ditë në burg, pasi rezultoi se nuk ishte i përfshirë në vrasjen, që ndodhi një lokal në ish-Bllok më 4 tetor.  Ai u lirua nga Gjykata e Tiranës, e cila i caktoi sot masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.

Biznesmeni u vetëdorëzua të dielën pasi ishte shpallur në kërkim lidhur me vrasjen  e 4 tetorit, ku mbeti i vrarë Fabian Gaxha dhe u plagosën dy të tjetër.

45-vjeçari deklaroi për grupin hetimor, se nuk ka qenë i përfshirë në ngjarje, pasi u largua sapo nisi sherri. Ai tha se nuk kishte lidhje me konfliktin mes Ervin Matës dhe Ervis Martinajt. Ajaks Boshnjaku bëri të ditur se është ndodhur rastësisht në atë lokal dhe për këtë arsye u vetëdorëzua në polici, pasi u qartësua pozicioni i tij në atë konflikt.

Mbrëmjen e 4 tetorit pas një konflikti me armë në lokal u plagosën Ervis Martinaj dhe Elion Hate, ndërsa në kërkim për këtë ngjarje janë shpallur Meviol Bilo, Ervin Mata dhe Fabiol Alushi.

Ajaks Boshnjaku njihet si miku i Ervin Matës, ku ky i fundit është njëherësh edhe partneri i këngëtares shqiptare, Elvana Gjata.