Vuçiq: Nuk e kam ditur që ekziston helmi i cili vepron në mënyrë selektive në baza etnike

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq sot ka biseduar me ambasadorin e Rusisë Alexandar Botsan-Harchenko ku ka shprehur “brengosje për shkak të atmosferës në Kosovë pas zgjedhjeve” dhe “shkaktimit të tensioneve nga ana e Prishtinës”.

Vuçiq: Nuk e kam ditur që ekziston helmi i cili vepron në mënyrë selektive në baza etnike

Vuçiq ka thënë se “nuk e ka ditur se ekziston helmi i cili vepron në mënyrë selektive në baza etnike, por se do të insistojnë në hetimet gjithëpërfshirëse dhe të dënohen gënjeshtarët dhe mashtruesit, të cilët e kanë organizuar këtë aksion të turpshëm mediatik”, është kumtuar nga kabineti i presidentit të Serbisë.

Vuçiq dhe ambasadori Botsan-Harchenko kanë biseduar për përgatitjet për vizitën e kryeministrit rus Dimitrij Medvedev të shtunën më 19 tetor, duke vlerësuar se “programi i vizitës është intensiv dhe përmbajtjesor, si dhe kjo do të jetë mënyra më e mirë që të pasqyrohen marrëdhëniet e shkëlqyera politike dhe spektri i gjerë i bashkëpunimit në mes të Serbisë dhe Rusisë”./Insajderi.com.