Will Smith flet hapur për traumat e fëmijërisë së tij

Will Smith flet hapur për traumat e fëmijërisë së tij

Së fundmi, aktori Will Smith ka folur rreth abuzimit dhe traumat në fëmijërinë e tij, dhe se si gjeti shërim kur u bë vetë baba, shkruan Moms, transmeton Insajderi.

Shpesh mendojmë se të famshmit jetojnë në një botë të përsosur, por ky është një perceptim i gabuar.

Will Smith tha se rritja një familje abuzuese e shtyu atë të krijonte disa mekanizma mbrojtës aspak të pa shëndetshëm.

Aktori zbulon se babai i tij shpeshherë ishte i dhunshëm, e kështu ai krijoi një rol tjetër të vetes. Djali qesharak që bënte të tjerët të qeshnin. Aktori si fëmijë, donte të sigurohej që babai i tij ishte mjaft i argëtuar sa të mos shqetësonte të tjerët në shtëpi. Kur as kjo nuk funksiononte, e linte atë të ndjehej shumë i pavlerë.

Me gjithë dëmin që i shkaktoi fëmijëria Will, ai ishte në gjendje të gjente shërim. Ai tha se shërimin e gjeti duke qenë baba dhe është veçanërisht krenar për marrëdhënien që ka me vajzën e tij, Willow. /Insajderi.com