Xhelozia dhe pasiguria shtynë Bebe Rexhën të krijojë një super-hit

Xhelozia dhe pasiguria shtynë Bebe Rexhën të krijojë një super-hit

Bebe Rexha ishte në një lidhje kur asaj i lindi ideja për këngën e saj të re, “Baby, I’m Jealous”. “Është bazuar në një histori të vërtetë. Po dilja me dikë dhe pashë disa gjëra në rrjete sociale që nuk më pëlqyen dhe u bëra xheloze”, tha ajo për StyleCaster. “U bëra vërtet xheloze”.

“Baby, I’m Jealous”, e cila u publikua në 9 tetor dhe është kënga kryesor nga albumi i ardhshëm i Rexha-s, u frymëzua nga pasiguritë që ndjeu pasi pa të dashurin e saj duke pëlqyer dhe komentuar në fotot në Instagram të grave që ishin më të gjata dhe të holla se ajo.

Ajo i kujtoi incidentin producentit të saj, Justin Tranter, i cili e motivoi atë të shkruante për këtë në një këngë. Kështu, lindi “Baby, I’m Jealous”, njofton Insajderi.

“I thashë: ‘Dëgjo jam dukë dalur më këtë djalin, por ai vazhdon të pëlqejë foto të të tjerave në Instagram. Ka diçka që nuk është në rregull me mua? A duhet të jem si ato? Sepse nuk dukem ashtu. E di që jam e bukur, por ndihem e pasigurt”, tha Rexha. “Ne deshëm që të merrnin ndjenjën e xhelozisë dhe të vija të gjitha pasiguritë e mia në një këngë. Ishte fuqizuese”.

Kur kënga u krijua, Rexha e dinte se donte një bashkëpunëtore për të, një grua tjetër që përfaqësonte fuqizimin si ajo. Mendja e saj shkoi menjëherë te Doja Cat. /Insajderi.com