Xhensila Myrtezaj, duart drejt Zotit me emrin e Ajkës

Xhensila Myrtezaj, duart drejt Zotit me emrin e Ajkës

Dikush zgjedh një këngë, dikush një prozë a poemë, por këngëtarja e dashur, Xhensila Myrtezaj zgjodhi të gdhendë lëkurën me bojë, për t’i bërë një dedikim të voglës së saj, Ajkës, njofton Insajderi.

Këngëtarja i ka dedikuar një tatuazh shumë personal vogëlushes së saj. Në pjesët anësore të dy gishtave të saj tregues ka shkruar dy shkronjat e para dhe të fundit të Ajkës, emri i së cilës bëhet i plotë kur ajo bashkon duart për t’u lutur.

Që ta keni më të qartë, shihni postimin e mëposhtëm të këngëtares në llogarinë e saj në Instagram.

Kuptimi i tatuazhit të saj u bë edhe më i qartë kur ajo bashkëngjiti një edhe një varg nga Bibla që thotë, “Të gjithë fëmijët tuaj do mësohen nga Zoti dhe paqja tyre do jetë e madhe”.

Myrtezaj, arrin tek Zoti me emrin e vogëlushes së saj, Ajkës. /Insajderi.com