Xhensila Myrtezaj flet për jetën e saj: Prindërit u divorcuan, nëna sakrifikonte shumë

Xhensila Myrtezaj flet për jetën e saj: Prindërit u divorcuan, nëna sakrifikonte shumë

Xhensila Myrtezaj është njëra nga artistet e preferuara të publikut shqiptar, e cila nuk ka hezituar asnjëherë të flas për jetën e saj private, shkruan Insajderi.

Ajo shumë shpesh ka folur për jetën e saj të vështirë por edhe për raportin e saj me nënën.

Ajo së fundmi ka qenë e ftuar në emisionin “E ardhmja është vajzë”, ku mes shumë gjërash ka folur edhe për rrugëtimin e saj artistik.

Ajo ka treguar se në festën e abetares nuk kanë qenë asnjëri nga prindërit e saj të pranishëm dhe e mban mend si kujtim të hidhur.

“Muzika ka qenë e vetmja rrugë shpëtimi për të gjithë situatën që ka ndodhur atë periudhë. Në klasë të parë prindërit e mi u divorcuam, nëna mori kujdestarinë time. Duke qenë se ishte dhe në punë, sakrifikonte shumë. Në festën e abetares nëna nuk ka qenë e pranishme, sikurse dhe babai. Kështu që e mbaj në mend atë moment si një fotografi. Shikoja prindër përreth fëmijëve dhe e kam si një kujtim të hidhur”, ka deklaruar ajo./Insajderi.com