Xhensila Myrtezaj flet për nënën e saj, i kërkon falje publikisht

Xhensila Myrtezaj flet për nënën e saj, i kërkon falje publikisht

Është njëra ndër këngëtaret me të dashura për publikun. Xhensila Myrtezaj merr vemendje shumë  për nga ana profesionale e poashtu edhe atë private.

Muaji korrik  për këngëtaren  është shumë i veçant kjo pasi ajo u bë nënë e një vajze për herë të parë. Poashtu në këtë muaj ka ditëlindjen edhe nëna e Xhensilës, e këtë e ka bërë të ditur edhe  vet këngëtarja.

Xhensila ka publikuar pak më parë dy foto ku shihet me nënën e saj dhe motrën dhe në përshkrim të saj ka thënë fjalët e ëmbla për të ëmën.

“Korriku i shtrenjtë, sot zgjohem me shumë gëzim. Nëna që më dha jetën sot ka ditëlindjen, dhe ndërkohë  që unë përgatitem për ditëlindjen e mbesës së saj, kuptoj nënën time.

Ma, të them se sa shumë të dua, dhe sa mirënjohëse jam për sakrificat që ke bërë pëe mua. Të kërkoj falje për çdo tekë, sot kuptoj dhe se sa shumë të kam munduar kur vrapoje lulishteve pas meje kur unë isha sa Ajka jonë sot, vetëm për të mbaruar pjatën e supës. Të gëzofshim edhe  shumë e shumë vite unë, Alba, Ajka”, ka shkruar këngëtarja.