Me datë 7 gusht, Bes Kallaku me anë të një postimi në llogarinë e tij në Instagram, ndau një dedikim prekës për shokun e tij të ndjerë, biznesmenin Eugert Lazajt, i cili u gjet i vdekur në banesën e tij më 30 korrik, njofton Insajderi.
“Lamtumire shoku im i mire. Vertet te pabesueshme jane ndarjet prej jetes me njerezoret si ty, me miresine e zemres dhe buzeqeshjen e stampuar ne fytyren tende qe largon trishtimin. Por sot trishtueshem na ka mbet vec e qeshura jote dhe kujtimet. Kush te ka njohur e di shume mire se c’njeri ishe. I lehte dheu mbi ty, ne paqe shkofsh e pushofsh!” – shkroi Besi në Instagram.
Eugert Lazaj, pronar i “Adorion Palace” u gjet i vdekur në banesë në rrethana të paqarta duke mos u sqaruar nëse rasti ishte vrasje apo vetëvrasje.
E në ditën e 40-të të mortit ushte Xhensila ajo që postoi një dedikim prekës për shoqen e saj, duke e ngushëlluar për humbjen e bashkëshortit.
“E dashur motra ime. E di dhimbjen tende te gjithe ketyre 40 diteve per humbjen e gjysmes tende. Gjysem njeri, gjysem fryme. Sado afer mundemi te jemi ne krahun tend, prap ty te mungon krahu yt. Sa shkelqenit, sa te ndritnin syte. Deri sa vdekja te na ndaje, keshtu thuhet ne dashurite e verteta, dhe keshtu ndodh, keshtu ndodhi! Nuk kam dashur te te hap plage e as te t’kujtoj dhimbjen. Por sot kur ti e kujton, smundem te rri pa te ngushelluar se tepermi, edhe pse skam fuqi te te jap force por vec tek Zoti e gjetsh, tek femijet tuaj. E forte qofsh, ashtu si dashuria qe kishit!” – është shprehur këngëtarja e njohur në postimin e saj. /Insajderi.com