admirim apo fiksim?

“Xhensilatorë e Luanatorë” – sociologia shqiptare ngre alarm për fenomenin shqetësues

“Xhensilatorë e Luanatorë” – sociologia shqiptare ngre alarm për fenomenin shqetësues

Mendojeni një emër artisteje shqiptare, vendosni prapashtesën –tor, kështu krijohet një komunitet fansash, që vendtakim zakonisht kanë rrjetet sociale, njofton Insajderi.

“Kultura e pop-it” është e theksuar edhe në shoqërinë tonë, ku shumë të rinj krijojnë llogari në rrjete sociale, në emër të idhullit të tyre, ku ndajnë foto video me dedikime si, “Je jeta ime! Me ty deri ne vdekje! Të dua më shumë se jetën time! Vetëm ti je në zemrat tona! E gjithë bota ime!”.

Së fundmi edhe sociologia shqiptare, Marsi Simo e ftuar në “ABC e Mëngjesit” ka nënvizuar “fenomenin –tor”, si diçka shqetësuese, sidomos për vajzat e reja.

Duke marrë shembull “luanatorët” dhe “xhensilatorët”, ajo vë në pah se në këto komunitete bullizmi është tejet i shprehur, sidomos kur kanë idhuj të ndryshëm.

“Fenomeni ‘tor’ është i rrezikshëm për mua, në momentin që preken vajzat. Në pamundësi që të kenë këtë jetë, këta persona shkrepin foto dhe shprehen se i duan. Duke i  parë, vajzat zihen me njëra-tjetrën  si për shembull ‘Luanator’ me ‘Xhensilator’ deri në atë fazë që mund të dhunohen në këtë mënyrë ato mbartin ndaj njëra-tjetrës mendime, që i kundërshton edhe në jetën reale”, tha sociologia Simo.

Për më tepër, ajo vë në dyshim nëse këto artiste, kanë diçka që vërtet duhet adhuruar nga vajzat e vogla, kultura e të cilave duhet të jetë e mbushur me libra.

“Po vërtetë a ka diçka për të adhuruar kjo këngëtare. Ndikon tek të rinjtë, kultura e të cilëve duhet të jetë e mbushur me libra”.

Është në dorën tuaj si prind, të monitoroni sjelljen e fëmijës tuaj dhe sa kohë kalojnë ata në internet dhe se si po ndikon në jetën e tij. Duhet të identifikoni nëse rasti është bullizëm në komunitetin e fansave ku fëmija juaj bënë pjesë, në mënyrë që më pas të merrni hapat e duhur se si të trajtoni çështjen.

Fëmijët që admirojnë një figurë të caktuar, veçanërisht tinejxherët nuk është asgjë e re. Por, a vjen një pikë në të cilën ne duhet të shqetësohemi?

“Është normale të admirosh njerëzit dhe çdo fëmijë e ka këtë deri në një farë mase”, shpjegon Dr. Timothy Legg, ekspert i shëndetit mendor. “Njerëzit e famshëm janë të suksesshëm dhe më të mëdhenj se jeta dhe fëmijët nuk e kuptojnë gjithmonë që është kinematografike”.

“Të vishesh si një njeri i famshëm dhe të ndryshosh modelin tënd të flokëve për tu dukur si një njeri i famshëm është një pjesë normale e të provuarit të identiteteve të ndryshme dhe të kuptosh se kush je”, thotë Dr. Legg. Ato sjellje nuk janë asgjë për t’u shqetësuar.

Edhe pse është normale që fëmija juaj të kalojë shumë kohë duke menduar për idhullin e tij, ekziston një kufi.

Nëse adoleshenti juaj refuzon të bëjë detyrat për të parë një video të Xhensila Myrtezajt në vend të kësaj, Xhensila Myrtezaj ndoshta nuk është fajtore. Edhe nëse fëmija juaj ka vendosur të heqë dorë nga aktivitetet që i interesonin më parë, sepse ajo preferon të kalojë kohë duke folur me miqtë e saj për personazhin e famshëm të saj të preferuar, kjo nuk është domosdoshmërisht një arsye për t’u shqetësuar. Është normale që adoleshentët të kenë interesa që zbehen shpejt, kështu që humbja e një interesi për ta zëvendësuar me një tjetër nuk është patologjike.

Sidoqoftë, nëse fëmija juaj është aq i fiksuar me një njeri të famshëm sa që heq dorë nga të gjithë aktivitetet e tij, mund të jetë koha të flisni me një mjek.

“Nëse fëmija ka lënë pas shkollën ose nuk frekuentohen më me miqtë e tyre që të ulen në dhomën e tyre gjithë ditën të ngjitur në ekranin e kompjuterit duke parë koncerte, duhet të kontaktoni një profesionist për vlerësim”, beson Dr. Legg.

Kjo nuk do të thotë që duhet të shqetësoheni nëse fëmija juaj kaloi të shtunën e kaluar duke parë video të idolit të tij – vetëm nëse sjellja e tillë është e qëndrueshme dhe e rregullt.

Por çfarë, kur ty si prind nuk të pëlqen idoli i fëmijës tuaj?

Edhe nëse sjellja e fëmijës suaj bie brenda intervalit të admirimit normal, mund të keni disa shqetësime në llojin e personit që fëmija juaj ka zgjedhur të admirojë.

Por “prindërit do të urrejnë gjithmonë sjelljet e personave të famshëm”, thotë Dr. Legg. Vetëm për shkak se fëmija juaj po dëgjon muzikë në lidhje vrasje dhe drogë nuk do të thotë se ai do të imitojë atë sjellje. “Prindërit duhet të pyesin se cila është arsyeja pse pëlqejnë artistin e caktuar”, thotë Dr. Legg. “Diskutoni shqetësimet tuaja me fëmijët tuaj, por qetësisht”.

Fëmijët dhe adoleshentët duhet të edukohen në atë se çfarë është arti dhe jeta reale, që të kenë të qartë kufirin që ndanë këto të dyja. /Insajderi.com