Xherdan Shaqiri kapet “Mat” me shumë femra dhe i skuqur nga dielli

Xherdan Shaqiri kapet “Mat” me shumë femra dhe i skuqur nga dielli

Lojtari i Liverpool, Xherdan Shaqiri – është fotografuar nga paparazzi, tek sa ai po pushonte në një jaht, me shumë femra rreth tij.

Mediumi The Sun, ka publikuar fotot, duke thënë se Shaqiri ka harruar kremin kundër diellit, pasi nga imazhet shihet se ai është ekspozuar më shumë se sa duhet, në rrezet e diellit, transmeton Insajderi.

Në imazhet e publikuara nga The Sun, shihet se Shaqiri është shumë i afërt me vajzat në jahtin e tij, ndërsa nuk janë dhënë më shumë detaje për raportet e lojtarit, me personat e tjerë në këto imazhe.

Xherdan Shaqiri, është një nga lojtarët e përfolur për tu larguar nga Liverpool, por duket se ai nuk brengoset momentalisht se ku do të luaj në sezonin e ri, marrë parasysh se shumë skuadra janë të interesuara për shërbimet e tij./Insajderi.com.