Njëra prej personzheve më të dashura të ekranit televiziv pa dyshim që është Xheraldina Vula, e cila cilësohet si një njeri pa komplekse.
Moderatorja e programit të kuzhinës “Diçka po zihet”, njihet edhe si nëna e repartistit Ledri Vula.
E ftuar në një intervistë në ‘Prive’, ajo ka rrëfyer për takimin e parë me Sara Hoxhën, bashkëshorten e Ledrit.
Ajo e nisi kështu, “Më pëlqeu si e pashë dhe e dita që me këtë e ka seriozisht”.
Xheraldina e zbuloi se takimi i parë me nusen ka ndodhur në Ulqin në një takim biznesi dhe meqenëse Ledri e solli aty, për nënën ishte e mjaftueshme të kuptonte se është një lidhje serioze.
Xheri tregoi se ka raport të ngushtë me Sarën dhe kalojnë shumë mirë duke thënë se e mban ende mend se çka kishte të veshur Sara në takimin e tyre të parë.
Derisa përshkruan Sarën, Xheri thotë se ajo është shumë e dashur dhe e afërt me gjithë familjarët, ndërkaq tregon që ia ka fituar zemrën edhe vjehrrës së saj.
Ndërsa, Ledri është djali i vetëm i familjes Vula, i cili gëzon sukses në botën e muzikës derisa para disa muajsh u bë dhe baba i një vajze që e quajtën Poem Blu. /Insajderi.com