Mëngjesin e sotëm (e premte) u dha lajmi për ndarjen nga jeta të kuzhinieres së dashur, Fikrije Ukelli – Ceka.
Ceka e cila la pas një karrierë të sukseshme në emisionin e gatimit, “Diçka po zihet”, ndërroi jetë në moshën 80-vjeçare.
Kolegia e saj e njohur, Xheraldina Vula shprehi ngushëllime për vdekjen e saj. Këtë e bënë edhe shumë emra të tjerë.
Xheri për vite të tëra e drejtoi emisonin “Diçka po zihet”, ku Ceka ishte protagoniste, ajo publikoi një foto në Insta Story, me një mbishkrim pikëllues.
“Ceka na la. Të qoftë dheu i lehtë, pusho e qetë partnerja ime e kuzhinës televizive, Fikrije Ukelli – Ceka”, ka shkruar ajo në InstaStory.
Gjithashtu, ajo postoi edhe disa fotografi nga emisionet ndër vite me Cekën, duke e quajtur një ikonë të kuzhinës shqiptare tashmë të ndjerën.
View this post on Instagram
E ndjera ishte edhe autore e librave “1000 receta”, dhe “Receta me gatime tradicionale”/Insajderi.com