“Xhibanja” thyen tabutë/ Prek veten në mes të skenës për hir të rolit

“Xhibanja” thyen tabutë/ Prek veten në mes të skenës për hir të rolit

Aktorja Arjola Demiri ka thyer një tabu në vendin tonë. E themi këtë, pasi në shfaqjen e fundit ku ajo interpreton ka improvizuar një skenë masturbimi.

Monodrama “Dashuritë e virgjëreshës Madalenë” e shkrimtarit shqiptar, Ridvan Dibra sjell një histori ku tregohen fazat kryesore të jetës së një femre.

E pikërisht Madalena është Arjola. Me këtë rol ajo nuk ka sfiduar vetëm veten, por edhe publikun.

Mes rrëfimit të sa, ajo tregon se sa e vështirë është të jesh femër në një vend si i yni, ku mund të thuhet se mentaliteti i vret ende vajzat dhe gratë.

Deri më tani aktorja Arjola Demiri është e vetmja që ka pasur guximin ta bëjë diçka të tillë në skenë.

Kujtojmë këtu se aktori që ka thyer tabu është Igli Zarka, i cili në një shfaqe tjetër doli nudo në skenë.