‘Xhihani’ hedh në gjyq serialin ‘Fate të kryqëzuara’

‘Xhihani’ hedh në gjyq serialin ‘Fate të kryqëzuara’

Aktori i njohur I serialit shumë të shikuar “Fate të kryqëzuara”, Erkan Petekkaya, ka paditur kompaninë e serialit.

Kjo si pasojë e mos pagesës ndaj tij për 15 episodet e fundit në të cilat ai ka luajtur.

Aktori e ka fituar gjyqin dhe gjykata ka vendosur që kompania duhet të paguajë të gjithë aktorët.

Ndër të tjera, seriali u bë shumë i njohur në trevat shqiptare, ku aktori i njohur si Xhihani luante në krah të aktores Nurgul Yesilçay.