Xhirimet e filmit Scream 5 janë në krizë për shkak se ekipi i filmit është infektuar me Covid-19

Xhirimet e filmit Scream 5 janë në krizë për shkak se ekipi i filmit është infektuar me Covid-19

Ekipi i filmit të ri Scream ndodhet në karantinë për të parandaluar infektimin e mëtutjeshëm, pasi pjesëtarë të kastës rezultuan pozitiv në testin për Covid.

Pjesa e pestë e filmit komedi – horror është duke u xhiruar në Wilmington, North Carolina, por produksioni tani është ballafaquar me problemin e pandemisë.

Sipas Deadline, 3 prej anëtarëve të kastës kanë dalë pozitiv dhe karantinuar deri në testin e radhës.

“Ajo që u mundëson vazhdimin e xhirimeve është fakti që këta anëtarë nuk ishin aktorë, regjisorë apo drejtorë të fotografisë, prandaj xhirimi po vazhdon, me ndërmarrje të masave të sigurisë”, thuhet në raportin e Deadline./Insajderi.com