Xhirimet e filmit të ri Batman janë në kaos përderisa një anëtar i ekipit del pozitiv me Covid-19

Xhirimet e filmit të ri Batman janë në kaos përderisa një anëtar i ekipit del pozitiv me Covid-19

Xhirimet e filmit të ri Batman janë ndaluar pasi një pjesëtar i ekipit të filmit është testuar pozitiv me Covid-19, duke çrregulluar kështu të gjithë produksionin.

Burime të afërta kanë treguar që ekipi dhe kasta janë dërguar në shtëpi pasi dikush prej tyre është prekur nga virusi, shkruan Daily Mail, raporton Insajderi.

Një burim i brendshëm i Leavesden tha : “Ne të gjithë morën një memo që na thoshte që një pjesëtar i ekipit është testuar pozitv për Covid-19”.

Filmimet e filmit i cili në rol kryesor ka Robert Pattinson, kanë filluar prej 3 ditësh, pasi u ndaluan gjatë pandemisë në muajin mars.

Ekipi i produksionit është mbledhur në studio në Leavesden, Hertfordshire për të punuar në set.

Ndalimi i xhirimeve do t’i kushtojë studios Warner Bros, qindra funta dhe ndoshta do t’a shtyejë lansimin e filmit, i cili thuhet të ketë një tendencë më të thellë se sa filmat e zakonshëm të inspiruar nga Marvel Universe./Insajderi.com