Xhiruan skenë grabitjeje ku reagoi policia – Gjiganti televiziv “CBS” paditet nga disa aktorë

Xhiruan skenë grabitjeje ku reagoi policia – Gjiganti televiziv “CBS” paditet nga disa aktorë

Një skenë e grabitjes së një dyqani bizhuterish në “NCIS: New Orleans” u bë shumë reale për aktorët e përfshirë – kur policë të vërtetë u shfaqën dhe u drejtuan armët, dhe tani aktorët po padisin gjigantin televiziv, shkruan TMZ, transmeton Insajderi.

Dy aktorët e përfshirë në skenë, së bashku me pronarin e dyqanit të argjendarisë, kanë ngritur një proces gjyqësor në Los Angeles kundër CBS për dyshimin se i ka mashtruar ata për të xhiruar një plaçkitje të armatosur realiste “në stilin gueril” gjatë ditës, pa marrë leje ose pa dhënë një njoftim për xhirimet.

Të tre burrat pretendojnë se ata morën ofertën nga producentët e ‘NCIS’ në tetor vitit 2017 në lidhje me filmimin e grabitjes, dhe ata ranë dakord ta bënin atë nën supozimin se ishte një “xhirim tradicional televiziv”, me leje, policë të pranishëm dhe protokolle standarde të sigurisë.

Në vend të kësaj, burrat akuzojnë CBS për dështimin për të njoftuar autoritetet lokale dhe bizneset përreth se skena e grabitjes me armë – e vendosur në mes të një qendre tejet të frekuentuar tregtare Neë Orleans – nuk ishte e vërtetë.

Sipas padisë, pronari i dyqanit pranë dyqanit të argjendarisë kuptohet se e thirri 911 pasi pa aktorët që hidheshin nga një furgon i pashënuar me maska skish që mbanin pushkë sulmi me pamje realiste ndërsa bërtisnin, “Kjo është një grabitje!”

Kjo i shtyu policët të reagonin menjëherë dhe të drejtojnë armët e tyre shumë të vërteta drejt aktorëve, të cilët thonë se ata mund të ishin vrarë nga oficerët nën pretendimin se ata janë grabitës të armatosur.

Të tre burrat pretendojnë se e gjithë eksperienca ishte i tmerrshme dhe traumatizuese dhe se ata ende po ndiejnë efektet psikologjike. Ata po padisin CBS për dëmshpërblim. /Insajderi.com